In order to minimize railway accidents and fatalities, it is important to support responsible attitudes
and encourage safe behavior at all citizens regarding compliance and enforcement of rules,
signs and signals whenever they interact with rails and trains.
VLERAT THEMELORE të një sistemi hekurudhor janë ruajtja e shëndetit dhe mjedisit shoqëror, siguria e jetës së qytetarëve dhe qëndrueshmëria ekonomike.
SISTEMET E SIGURISË NË LINJËN HEKURUDHORE DURRËS - TIRANË - RINAS
Segmenti i rehabilituar hekurudhor Durrës - Tiranë dhe segmenti i ri Domje - Rinas, nëpërmjet aplikimit të sistemeve moderne të administrimit dhe sigurisë, do të arrijë Nivelin e Integruar të Sigurisë SIL 4, ( sipas EN 50129-Standardi Europian për sistemet e sigurisë dhe sinjalizimit hekurudhor ), standard që përdoret nga operatorët europianë.
Plani i Sigurisë së Hekurudhës përveç Sistemit të Telekomanduar të Sinjalizimit nga Qendra e Kontrollit në Shkozet që do të operojë sistemin elektronik të kontroll-komandimit parashikon:
Hekurudha sot përdoret shpesh nga banorët përreth si vendkalimi i shkurtër për këmbësorët dhe automjetet, si vend lojrash për fëmijët apo si kullotë për bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.
Rrethimi mbrojtës i linjës Durrës-Tiranë-Rinas do të mundësojë:
- Lëvizjen e papenguar të trenave të linjës nga kalimi arbitrar i këmbësorëve e automjeteve dhe qarkullimi i kafshëve,
- Parandalimin e aksidenteve me pasoja ndaj jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit,
- Krijimin e distancës së sigurisë nga binarët për njerëzit, kafshët dhe mjetet e zonave përreth.
Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do të krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.
Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do të krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.
Të dhënat historike tregojnë se çdo lloj mbrojtjeje është më e mirë se asgjë, vetëm sistemet manuale dhe me tra mbrojtës të kalimit në nivel e zvogëlojnë rrezikun e një aksidenti drejt zeros.
RRETHIMI I PLOTË ME GARDH MBROJTËS I HEKURUDHËS DURRËS-TIRANË-RINAS
Hekurudha sot përdoret shpesh nga banorët përreth si vendkalim i shkurtër për këmbësorët dhe automjetet, si vend lojrash për fëmijët apo si kullotë për bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.
Rrethimi mbrojtës i linjës Durrës-Tiranë-Rinas do të mundësojë:
Lëvizja e Papenguar e Trenave
Lëvizjen e papenguar të trenave të linjës nga kalimi arbitrar i këmbësorëve e automjeteve dhe qarkullimi i kafshëve.
Parandalimi i Aksidenteve
Ruajtja e Jetës
Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.