Placing Text Over an Image in CSS
Flying Kites
Trenat zakonisht udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 80km/orë.
Një tren peshon rreth 400 ton që është e barabartë me 80 elefantë.
Që nga momenti i frenimit trenit i duhet rreth 1.5km që të ndalojë plotësisht. Kjo distancë është sa 15 fusha futbolli!
Është e vështirë të përcaktoni shpejtësinë dhe largësinë e trenit nga ju. Trenat janë zakonisht më afër, udhëtojnë më shpejt dhe bëjnë më pak shumë zhurmë se sa duket.
Kur treni përplas një autoveturë është sikur një autoveturë të godasë një kanaçe pijesh.
Trenat janë më të gjerë sesa binarët, ata mund të shkojnë deri në 1m në çdo anë. Respektoni distancën e sigurisë kur jeni afër shinave.
Trenat mund të lëvizin në të dy drejtimet pavarësisht se kanë lokomotivën në njërën anë. Lëvizjet e trenavejanë të paparashikueshme, është i rrezikshëm kalimi midis vagonëve të një treni që ka ndaluar.
Kalimet e mbrojtura të hekurudhës janë për të na ruajtur dhe jo për të na harxhuar kohën. Ato shpëtojnë jetë njerëzish.
Kur shikoni shinat mendoni trenin, në çdo moment mund të jetë duke kaluar një tren.
Shinat janë të trenit e jo për njerëzit! Është me rrezik të ecni apo të luani përgjatë shinave.
mobifoto keshilla shoferet

Aksidentet kryesore ndodhin me këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë shinat në mënyrë të pasigurt
dhe më tepër ndodhin në vendkalimet në nivel.

black_red_logotrenipovjen

KËSHILLA PRAKTIKE PËR DREJTUESIT E MJETEVE

image (9)

MËSONI SHENJAT DHE SINJALET

Shenjat hekurudhore dhe pajisjet paralajmëruese janë instaluar përgjatë rrugëve dhe në kalimet hekurudhore për të paralajmëruar shoferët dhe komanduar trafikun. Ato shpëtojnë jetë, prandaj duhet ta dini se çfarë tregojnë e paralajmërojnë ato.

image (10)

QËNDRONI VIGJILENTË

Ju nuk mund ta shmangni goditjen nga treni nëse nuk e dëgjoni apo e shihni atë. Mos përdorni celularin e pajisje të tjera gjatë drejtimit të mjetit, sidomos pranë kalimit hekurudhor. Trenat sot janë shumë të shpejtë e bëjnë më pak zhurmë, kështu që nëse shpërqëndroheni, ju po vendosni jetën tuaj dhe jetën e udhëtarëve tuaj në rrezik.

image (11)

ASNJËHERË MOS GARONI ME TRENIN

Nxitimi për të kapërcyer vendkalimin përpara trenit mund t’ju kushtojë jetën. Është e vështirë të gjykohet largësia apo shpejtësia e trenit që ndonjëherë arrin deri në 160 km/h. Trenit i duhet më shumë sesa 1 km për të ndaluar, për më tepër ju e kapni drejtuesin e trenit të papërgatitur për të frenuar në kohë.

image (12)

ABANDONONI MJETIN KUR FIKET OSE NGEC MBI SHINAT E VENDKALIMIT

Një makinë mund të prishet në çdo kohë e nëse kjo ndodh mbi shinat e hekurudhës, mund të jetë vdekjeprurëse. Nëse automjeti juaj fiket ose bllokohet mbi shina, dilni menjëherë jashtë tij bashkë me pasagjerët dhe largohuni të paktën 30 metra nga shinat. Njoftoni kompaninë hekurudhore se automjeti është mbi shina ( numri i urgjencës mund të jetë i afishuar ) përndryshe telefononi Emergjencën Civile.

image (13)

SHIKONI DHE DËGJONI PËR TRENIN

Kur i afroheni kalimit hekurudhor, ulni shpejtësinë, shikoni e dëgjoni në dy anët, ndalni muzikën e bisedat dhe hapni dritaret për të dëgjuar më mirë trenat që afrohen. Nëse treni po vjen, ndaloni përpara vijës STOP, ose 5m nga shina më e afërt dhe prisni që treni të kalojë.

image (14)

RESPEKTONI SHENJAT & SINJALET

Zbatoni të gjitha rregullat e treguara nga shenjat dhe pajisjet paralajmëruese. Në kalimet me pajisje aktive, qëndroni derisa barrierat të ngrihen dhe sinjalet të ndalojnë. Përpara se të vazhdoni, sigurohuni që nuk ka trena të tjerë dhe që keni pamje të qartë të shinave. Nëse sinjalet aktivizohen, ose barrierat fillojnë të ulen kur ju i keni kaluar ato, MOS U NDALNI!
Është më mirë të vazhdoni se të ktheheni mbrapsht. Në rast trafiku rrugor në vendkalim, para se të futeni në kryqëzim sigurohuni që ka hapësirë të mjaftueshme për të kaluar plotësisht matanë.

image (15) (1)

KUJDES KALIMTARËT E TJERË NË RRUGË

Jini të vetdijshëm se biçiklistat apo mjetet e tjera me rrota lëvizin më ngadalë, dhe mund të kenë nevojë për hapësirë shtesë në një kalim hekurudhor. Gjithashtu, autobusëve shkollorë apo mjeteve të tjera mund t’u duhet të ndalojnë përpara kalimit hekurudhor prandaj duhet të përgatiteni të ndaloni.