Objektivi ynë primar është informimi i grupeve të ndryshme shoqërore për avantazhet e hekurudhës në raport me format tjera të transportit. Informim i cili drejtpërdrejt ndikon në rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të kësaj forme të transportit të njerëzve dhe mallrave. Kjo platformë onlinë ka të pasqyruara një set materialesh informuese të zhvilluara nga HBMC specifikisht për palët e interesuara me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre.
BROSHURË INFORMUESE
Ky dokument është një produkt specifik informacioni dhe komunikimi që do të përdoret gjatë seancave informuese me mësuesit e shkollave, stafin e bashkive (përfshirë pleqtë dhe drejtuesit e komunitetit) dhe menaxherët e biznesit. Dokumenti detajon nëpërmjet tekstit, tabelave dhe grafikëve të gjitha aspektet në lidhje me përdorimin e sigurt dhe përfitimet e qëndrueshme të transportit hekurudhor. Dokumenti synon të ndihmojë në ndryshimin e sjelljes së njerëzve në lidhje me hekurudhat dhe t’i bëjë ata të mendojnë dhe të veprojnë me kujdes.