Placing Text Over an Image in CSS
Flying Kites
Trenat zakonisht udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 80km/orë.
Një tren peshon rreth 400 ton që është e barabartë me 80 elefantë.
Që nga momenti i frenimit trenit i duhet rreth 1.5km që të ndalojë plotësisht. Kjo distancë është sa 15 fusha futbolli!
Është e vështirë të përcaktoni shpejtësinë dhe largësinë e trenit nga ju. Trenat janë zakonisht më afër, udhëtojnë më shpejt dhe bëjnë më pak shumë zhurmë se sa duket.
Kur treni përplas një autoveturë është sikur një autoveturë të godasë një kanaçe pijesh.
Trenat janë më të gjerë sesa binarët, ata mund të shkojnë deri në 1m në çdo anë. Respektoni distancën e sigurisë kur jeni afër shinave.
Trenat mund të lëvizin në të dy drejtimet pavarësisht se kanë lokomotivën në njërën anë. Lëvizjet e trenavejanë të paparashikueshme, është i rrezikshëm kalimi midis vagonëve të një treni që ka ndaluar.
Kalimet e mbrojtura të hekurudhës janë për të na ruajtur dhe jo për të na harxhuar kohën. Ato shpëtojnë jetë njerëzish.
Kur shikoni shinat mendoni trenin, në çdo moment mund të jetë duke kaluar një tren.
Shinat janë të trenit e jo për njerëzit! Është me rrezik të ecni apo të luani përgjatë shinave.
mobifoto keshilla kembesoret

Aksidentet kryesore ndodhin me këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë shinat në mënyrë të pasigurt
dhe më tepër ndodhin në vendkalimet në nivel.

black_red_logotrenipovjen

KËSHILLA PRAKTIKE PËR KËMBËSORËT

image (5)

QËNDRO LARG SHINAVE !

Kurrë mos ecni, luani, ngisni biçikletën, motorrin apo automjetin përgjatë shinave. Është e vështirë të gjykosh largësinë apo shpejtësinë e trenit që po kalon.

image (4)

RESPEKTONI SHENJAT & SINJALET

Zbatoni të gjitha rregullat e treguara nga shenjat dhe pajisjet paralajmëruese. Përpara se të kapërceni shinat, shikoni në të dy anët dhe dëgjoni nëse treni po afrohet. Nëse treni po vjen, apo sinjalet aktivizohen, ndaloni pas portës ose 5km larg nga shinat dhe prisni që treni të kalojë. Kaloni vetëm kur sinjalet të kenë pushuar dhe jeni siguruar se asnjë tren nuk po afrohet.

image (3)

RUAJ DISTANCËN E SIGURISË

Trenat e tejkalojnë gjerësinë e shinave me deri 1m në secilën anë. Ata mund të transportojnë ngarkesa që janë më të gjera se vagonët ju mund të goditeni gjithashtu nga zinxhirë, litarë apo nga vorbulla e ajrit nëse jeni shumë afër. Respektimi i distancës së sigurisë ju shpëton jetën.

image (6)

RUAJ PRONËN HEKURUDHORE

Traseja, tunelet dhe urat janë pronë e Hekurudhës. Përdorja e tyre për qëllime të tjera nga njerëzit është jo vetëm shumë e rrezikshme por edhe e dënueshme. Tunelet dhe urat janë më pak të gjerë se shinat, duke lënë pak vend për ju nëse treni vjen.

image (7)

PËRDOR KALIMET E LEJUARA

Kaloni gjithmonë shinat në kalimet e caktuara. Kapërcimi i binarëve kudo tjetër mund të jetë vdekjeprurës. Kujdes, treni mund të vijë nga cilido drejtim e në çdo kohë, nuk ka një orar të caktuar.

image (8)

QËNDRONI VIGJILENTË

Ju nuk mund ta shmangni goditjen nga treni nëse nuk e dëgjoni apo e shihni atë. Trenat sot ecin shpejt e bëjnë pak zhurmë. Trenat i bien borisë në vendkalime, ose raste emergjence, por ju nuk do ta dëgjoni nëse keni kufje. Mos u shpërqëndroni nga celularët e pajisjet e tjera kur jeni pranë shinave apo kalimit hekurudhor.