Kushtet dhe Termat

Kjo faqe interneti administrohet nga HBMC Limited me selinë e saj në Tiranë, Shqipëri. Duke vizituar dhe përdorur këtë faqe interneti ju pranoni të ndiqni dhe të jeni të lidhur me kushtet e mëposhtme të përdorimit, të cilat duhet ti lexoni me kujdes.

Përdorimi i kësaj faqe interneti konfirmon dakortësinë tuaj për kushtet dhe termat e mëposhtme:

  • HBMC Limited mban këtë faqe në internet si mirësjellje për ata që mund të zgjedhin të kenë qasje në të. Informacioni i paraqitur këtu është vetëm për qëllim informimi dhe ndërgjegjësimi. E drejta e autorit në materialin e përmbajtur në këtë faqe interneti i përket HBMC Limited. Sidoqoftë, HBMC Limited u jep leje përdoruesve të vizitojnë këtë faqe në internet dhe të përdorin informacionin, dokumentet dhe materialet nga faqja e internetit për përdorim të tyre personal, jo-komercial, pa asnjë të drejtë për t'i rishitur ose rishpërndarë ato ose për të përpiluar ose krijuar vepra derivate me to.
  • Kjo faqe në internet mund të përmbajë lidhje me faqet e internetit të subjekteve që nuk kontrollohen nga HBMC Limited. Për këtë qëllim, HBMC Limited nuk merr asnjë përgjegjësi për dhe nuk miraton përmbajtjen e ndonjë faqe tjetër interneti në të cilën mund të keni hyrë përmes kësaj faqeje interneti.
  • Ndërsa HBMC Limited ka bërë çdo përpjekje për të siguruar që informacioni i përmbajtur në këtë faqe në internet është i saktë, duhet të jeni të vetëdijshëm se informacioni mund të jetë jo i plotë, i pasaktë ose mund të jetë bërë i pavlefshëm. Si rrjedhoje, HBMC Limited nuk mban asnjë përgjegjësi për ndonjë pasojë që eventualisht mund të vijë si rrjedhojë e përdorimit të informacionit të dhënë në këtë faqe. Ju duhet të ndërmerrni hapat e duhur për të verifikuar informacionin para se të veproni me të.
  • HBMC Limited, në gjykimin dhe diskrecionin e saj të vetëm, rezervon të drejtën ekskluzive për të ndryshuar, kufizuar ose ndërprerë faqen e internetit dhe nuk do të ketë asnjë detyrim të marrë parasysh nevojat e çdo përdoruesi në lidhje me të.
  • HBMC Limited, sipas gjykimit të saj të vetëm, rezervon të drejtën të mohojë pa njoftim paraprak çdo qasje të përdoruesit në këtë faqe interneti, tërësisht ose pjesërisht.

HBMC Limited ndjek të gjitha kërkesat për informacion elektronik të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Republikës së Shqipërisë dhe çdo kërkesë ose kod rregullator të ngjashëm ose analog të praktikës që rregullon përdorimin, ruajtjen ose transmetimin e të dhënave personale.

HBMC Limited

Regjistruar në Tiranë - NUIS M01720001F

Adresa e regjistruar: Rruga Sami Frasheri, Shkalla 1, Kati 5, Hyrja 29, Tiranë, Shqipëri