email
redaksia@trenipovjen.al
telephone
(+355) 696024570
foto projektet_1
Kembesoret

Railway project linking Albania to Greece

Enti i Hekurudhave të Greqisë dhe Hekurudhat Shqiptare kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për ngritjen e një linje të re hekurudhore që lidh qytetin grek të Follorinës me pikën kufitare të Kapshticës dhe më tej me qytetin e Pogradecit, në juglindje të Shqipërisë.

Projekti pritet të mbështetet nga fondet IPA të Bashkimit Europian në kuadër të Programit INTEREG¬2 për vitet 2014-2020.

Projekti për lidhjen hekurudhore Greqi–Shqipëri parashikon që të ngrihet një linjë hekurudhore nga fillimi, që do të jetë njëkalimshe dhe e elektrifikuar.

Ngritja e rrjetit hekurudhor mes Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, do t`i ndihmonte jo vetëm përmirësimit të lëvizjes së mjeteve dhe mallrave, por edhe nxitjes së turizmit.