email
redaksia@trenipovjen.al
telephone
(+355) 696024570
foto siguria sistemet_1
mobifoto siguria sistemet

In order to minimize railway accidents and fatalities, it is important to support responsible attitudes
and encourage safe behavior at all citizens regarding compliance and enforcement of rules,
signs and signals whenever they interact with rails and trains.

VLERAT THEMELORE të një sistemi hekurudhor janë ruajtja e shëndetit dhe mjedisit shoqëror, siguria e jetës së qytetarëve dhe qëndrueshmëria ekonomike.

KËTO VLERA JANË TË NDËRVARURA

Vetëm një hekurudhë e sigurt dhe e qëndrueshme ekonomikisht është në gjendje të modernizohet që të garantojë sigurinë e jetës, shëndetit dhe mjedisit për qytetarët. Ndërsa një hekurudhë e pasigurt dhe e rrezikshme nuk do të arrijë të jetë e qëndrueshme dhe funksionale në planin afatgjatë.

SIGURIA HEKURUDHORE ËSHTË NJË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT

Ndryshimi i sjelljes së qytetarëve ndaj hekurudhës dhe trenave kërkon:

  1. Zbatimin e ligjeve që rregullojnë funksionimin e sistemit hekurudhor;
  2. Modernizimin e infrastrukturës dhe sistemeve të sigurisë;
  3. Edukimin e njerëzve për përgjegjësitë e tyre lidhur me respektimin e rregullave të ndërveprimit me trenat dhe shinat e hekurudhës.

Çdo vit, shumë njerëz në botë vdesin ose pësojnë lëndime serioze nga incidentet hekurudhore apo përplasjet në vendkalime.
Edukimi i njerëzve për rregullat e sigurisë që lidhen me hekurudhën dhe lëvizjen e trenave, është mjeti i duhur për t'i bërë të vetëdijshëm për rreziqet me pasoja të rënda që lidhen me incidentet e mundshme në vendkalimet dhe binarët e hekurudhës.

Siguria hekurudhore në Shqipëri garantohet nga Kodi i ri Hekurudhor. Kodi kushtëzon përdorimin e Metodave të Përbashkëta të Sigurisë ( të detyrueshme në vendet e BE ) për operimin e sigurtë të trenave. Metodat e Përbashkëta të Sigurisë përshkruajnë sesi duhen zbatuar nivelet e sigurisë dhe si arrihen synimet dhe pajtueshmëria me kërkesat e tjera të sigurisë.

publikime-2-1100x550
black_red_logotrenipovjen
SISTEMET E SIGURISË NË LINJËN HEKURUDHORE DURRËS - TIRANË - RINAS

Segmenti i rehabilituar hekurudhor Durrës - Tiranë dhe segmenti i ri Domje - Rinas, nëpërmjet aplikimit të sistemeve moderne të administrimit dhe sigurisë, do të arrijë Nivelin e Integruar të Sigurisë SIL 4, ( sipas EN 50129-Standardi Europian për sistemet e sigurisë dhe sinjalizimit hekurudhor ), standard që përdoret nga operatorët europianë.

Plani i Sigurisë së Hekurudhës përveç Sistemit të Telekomanduar të Sinjalizimit nga Qendra e Kontrollit në Shkozet që do të operojë sistemin elektronik të kontroll-komandimit parashikon:

Hekurudha sot përdoret shpesh nga banorët përreth si vendkalimi i shkurtër për këmbësorët dhe automjetet, si vend lojrash për fëmijët apo si kullotë për bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

Brochure foto1 p4
Brochure foto2 p4

Rrethimi mbrojtës i linjës Durrës-Tiranë-Rinas do të mundësojë:

  • Lëvizjen e papenguar të trenave të linjës nga kalimi arbitrar i këmbësorëve e automjeteve dhe qarkullimi i kafshëve,
  • Parandalimin e aksidenteve me pasoja ndaj jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit,
  • Krijimin e distancës së sigurisë nga binarët për njerëzit, kafshët dhe mjetet e zonave përreth.

Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do të krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.

Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do të krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.

Të dhënat historike tregojnë se çdo lloj mbrojtjeje është më e mirë se asgjë, vetëm sistemet manuale dhe me tra mbrojtës të kalimit në nivel e zvogëlojnë rrezikun e një aksidenti drejt zeros.

Elbasan,_vlak_II
RRETHIMI I PLOTË ME GARDH MBROJTËS I HEKURUDHËS DURRËS-TIRANË-RINAS

This is tab content. Click to edit this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

SISTEMET AUTOMATIKE TE MBROJTJES NE VENDKALIMET E AUTORIZUARA

This is tab content. Click to edit this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

black_red_logotrenipovjen

RRETHIMI I PLOTË ME GARDH MBROJTËS I HEKURUDHËS DURRËS-TIRANË-RINAS

Hekurudha sot përdoret shpesh nga banorët përreth si vendkalim i shkurtër për këmbësorët dhe automjetet, si vend lojrash për fëmijët apo si kullotë për bagëtitë dhe kafshët shtëpiake.

 

Rrethimi mbrojtës i linjës Durrës-Tiranë-Rinas do të mundësojë:

levizjen-e-trenave

Lëvizja e Papenguar e Trenave

Lëvizjen e papenguar të trenave të linjës nga kalimi arbitrar i këmbësorëve e automjeteve dhe qarkullimi i kafshëve.

parandalimin-e-perplasjeve

Parandalimi i Aksidenteve

Parandalimin e aksidenteve me pasoja ndaj jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit,
 
distanca-e-sigurise

Ruajtja e Jetës

Krijimin e distancës së sigurisë nga binarët për njerëzit kafshët dhe mjetet e zonave përreth.

Rrethimi i hekurudhës do të mbyllë të gjitha kalimet e paautorizuara. Kalesat e autorizuara do të pozicionohen në përputhje me mundësitë e rrugëve alternative. Kanalet dhe urat e hekurudhës do krijojnë mundësi të pranueshme për lëvizjen e kafshëve.