me-mire-me-tren-kujdes-nga-treni

Vetëm një hekurudhë e sigurtë dhe e qëndrueshme mund të garantojë sigurinë e jetës, shëndetit dhe mjedisit për qytetaret.
SIGURIA HEKURUDHORE ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT MIDIS SHTETIT, HEKURUDHËS DHE QYTETARËVE.

TreniPoVjen.al është një platformë informative online e zhvilluar nga HBMC në vijim të projektit të financuar nga BERZH që synon fuqizimin e organizatave të shoqërise civile për promovimin e transportit hekurudhor si alternativa më konkuruese e lëvizjes së pasagjerëve dhe mallrave dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik për përfitimet dhe përdorimin e sigurtë e të qëndrueshëm të transportit hekurudhor.
Platforma përmban të dhëna dhe infomacion të përmbledhur teknik dhe ilustrues dedikuar përfitimeve që sjell transporti hekurudhor krahasuar me atë rrugor ashtu sikurse ofron këshillat e nevojshme për kategori të ndryshme përdoruesish për përdorimin e sigurtë dhe të qëndrueshëm të trenave.
Platforma shërben si një bazë informacioni për të gjithë palët e interesuara dhe aktorët e përfshirë në projekt pasi në të jane publikuar dhe vënë në dispozicion të çdo të interesuari të gjitha materialet informative/ndërgjegjësuese të zhvilluara në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit, përfshirë këtu dhe produktet e komunikimit mediatik.
TreniPoVjen.al shërbën gjithashtu si një platformë mbështetëse dhe promovuese për projektet e investimeve që po kryhen ose janë parashikuar për tu realizuar në rrjetin hekurudhor shqiptar në tërësi, përtej hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.
harta-e-sistemit-1
sq
black_red_logotrenipovjen

REHABILITIMI I LINJËS DURRËS-RINAS-TIRANË

Rehabilitimi i linjës ekzistuese hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimi i segmentit të ri Domje I/C – Rinas do të mundësojë një shërbim transporti hekurudhor më të shpejtë dhe më të rregullt midis Tiranës, Durrësit dhe Aeroportit “Nënë Tereza” dhe do të përmirësojë aksesin në zonat përreth linjës.

Do rehabilitohen 34.2 km të trasesë së bashku me stacionet ekzistuese dhe do të ndërtohet Terminali i ri i Transportit Publik ( TTP ) të Tiranës si një nyje multi-modale e transportit publik të Tiranës. Gjithashtu do të ndërtohet 4.7 km segmenti i ri hekurudhor Domje I/C – Rinas së bashku me Terminalin e ri të Rinasit dhe një stacion të ri në zonën e Universitetit Epoka. Ky segment do të mundësojë lidhjen me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Për të garantuar lëvizjen e papenguar të trenave dhe sigurinë e qytetarëve, e gjithë traseja e linjës hekurudhore, përveç kalimeve të autorizuara, do të rrethohet me gardh mbrojtës. Kjo do të bëjë që të mbyllen 9 vendkalime të paautorizuara ( shih hartën ).

TreniHomepage
6 kalimet e autorizuara ekzistuese dhe 3 kalimet e reja, që do të ndërtohen në segmentin Domje I/C – Rinas, do të jenë të mbrojtur me gjysmë barriera të automatizuara dhe të pajisura me shenja dhe sinjale paralajmëruese sipas standardeve europiane të sigurisë.
black_red_logotrenipovjen

Stacionet e ndalimit të trenave

St. Durrës
St. Shkozet
St. Sukth
St. Vorë
St. Universiteti Epoka
Terminali Rinas
St. Kashar
TTP Tiranë
black_red_logotrenipovjen

Shpejtësitë e trenave sipas segmenteve

100 km/orë

Durrës – Domje I/C – Durrës 

100 km/orë

Domje I/C – Rinas – Domje I/C 

80 km/orë

Domje I/C – Tiranë – Domje I/C 

black_red_logotrenipovjen

Kohëzgjatja e udhëtimit me tren

26 minuta

Durrës – Tiranë – Durrës   

10 minuta

TTP Tiranë – Rinas – TTP Tiranë