

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Pogradec – Lin dhe ndërtimi i linjës së re Lin – kufiri me Maqedoninë e Veriut
Përgatitja e studimit të fizibilitetit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec – Lin dhe ndërtimi i linjës së re Lin – kufiri me Maqedoninë e Veriut (Korridori i VIII-të hekurudhor) ka për qëllim rehabilitimin e trungut hekurudhor Durrës – Pogradec – Lin (136 km) si dhe ndërtimi i 2.8 km linjë të re hekurudhore midis fshatit Lin dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky investim do të përmirësojë lidhjet multimodale me Italinë, përmes Portit të Durrësit (Shqipëri), si dhe me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Studimi është duke u përgatitur nga Struktura e Projektit të Infrastrukturës (IPF 4), përmes një granti prej 720,000 euro të BE-së të alokuar nga WBIF, në qershor 2015.