foto projektet_1
mobifoto projektet (1)

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Shkodër –Hani i Hotit

Projekti i zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Shkodër –Hani i Hotit (kufi me Malin e Zi), po përgatitet në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) me BERZH (institucionin kryesues financiar) në fushën e investimeve hekurudhore.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra.

Projekti është në një fazë finale të përgatitjes. Granti prej 4.5 milion Euro i miratuar në Dhjetor 2016, financon përgatitjen e projektit të detajuar dhe dokumenteve të tenderit për punimet e rehabilitimit.

Gjithashtu ky projekt përveçse rehabiliton linjën e amortizuar nga Vora në Shkodër, mundëson dhe standartizimin e hekurudhës sonë me Malin e Zi si dhe fokusohet në krijimin e ndërlidhjeve hekurudhore efikase midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

black_red_logotrenipovjen

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis - Përmbledhje Jo-Teknike