foto projektet_1
mobifoto projektet (1)

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë

Segmenti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë është pjesë e linjës hekurudhore Durrës – Pogradec, e cila parashikohet të lidhet me Maqedoninë e Veriut (në fshatin Lin).

Projekti përfshin:

  • Zgjerimin e trasesë nga Shkozeti në Rrogozhinë, në një gjatësi prej 33.1 km;
  • Ndërtimin e urave të reja në përputhje me standardet Europiane dhe kushtet gjeologo-inxhinjerike e sizmologjike të zonës së projektit;
  • Prishjen dhe rindërtimin e tunelit të Rrogozhinës, me gjatësi prej 380 m;
  • Përmirësimin e trupit të trasesë, përmirësimin e gjurmës horizontale dhe vertikale të saj.
  • Projekti parashikon ngritjen e ndërtesave të reja të stacioneve (Golem, Kavajë, Lekaj e Rrogozhinë);
  • Instalimin e sistemeve të sigurisë në kalesat në nivel dhe mbylljen e kalesave të paautorizuara;
  • Rehabilitimin e trekëndëshit të Shkozetit në mënyre që trenat që vijnë nga Shqipëria e Mesme (Elbasani) dhe jugu i vendit, me destinacion Tiranën e veriun e vendit, të mos kalojnë nga Durrësi.
black_red_logotrenipovjen

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis - Përmbledhje Jo-Teknike