Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, takime informuese në Kolegjin “Turgut Ozal”.

Përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) zhvilluan një takim informues me stafin administrativ të Kolegjit “Turgut Ozal” në Tiranë, një prej institucioneve arsimore që ushtrojnë aktivitetin përgjatë gjurmës së projektit hekurudhor që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Në këtë takim u prezantua një fishë e detajuar me informacion teknik mbi projektin por edhe aspektet që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit hekurudhor dhe përfitimet që rrjedhin nga përdorimi i kësaj alternative lëvizjeje.

Stafi administrativ bashkë me atë akademik u orientuan që të kryejnë shpërndarjen e mëtejshme të këtyre informacioneve tek nxënësit përmes lëndëve të ndryshme mësimore dhe bisedave të lira. Kolegji “Tugut Ozal” shprehu gadishmërinë që informacionin mbi sigurinë e transportit hekurudhor ta përfshijë në kurrikulat aktuale që zbaton për orët e caktuara mësimore që kanë të bëjnë me sigurinë në tërësi.

Angazhimi i ALCDF në këtë fushatë informimi është realizuar në kuadër të kontraktimit nga HBMC për projektin e BERZH-it për “Nxitjen e shoqërisë civile për promovimin e transportit të qëndrueshëm hekurudhor në Shqipëri”.