Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, takim informues me stafin e ABIESSE.
Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë gjurmës së projektit të ri hekurudhor që lidh Tiranën me Durrësin dhe degëzon rrjetin me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit po informohen për përfitimet dhe çështjet e sigurisë së transportit hekurudhor.
Ekspertët e Fondacionit Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), zhvilluan takimin e rradhës me 21 përfaqësues të administratës së kompanisë ABIESSE të cilët morën informacion mbi projektin. ABIESSE sh.p.k. është një shoqëri shqiptaro – italiane me një staf prej 93 persona që ofron shërbime në intalime civile, industrial etj.
Administrata e ABIESSE mori përsipër të kryejë shpërndarjen e materialeve të përgatitura tek punonjësit me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për projektin, përfitimet dhe aspektet e sigurisë së transportit hekurudhor.
Teksa Hekurudha Shqiptare Sh.a. po avancon përmes kontraktorit me punimet në terren, organizatat e shoqërisë civile si ALCDF, të kontraktuara nga konsulentët e BERZH-it po zhvillojnë takimet informuese dhe ndërgjegjësuese.