““Treni po vjen”, informim/ndёrgjegjёsim nё Universitetin Polis"

Nё kuadёr tё projektit tё Hekurudhёs Shqiptare pёr rehabilitimin e segmentit Tiranё – Durrёs dhe degёzimin me Aeroportin e Rinasit u zhvillua takimi i rradhёs ndёrgjegjёsues me studentё dhe staf akademik nga Universiteti Polis qё ushtron
veprimtarinё pranё gjurmёs. Pёrveç rreth 200 punonjёsve akademik, universiteti ka njё numёr prej mbi 1,300 studentёsh nё tё gjitha programet.

Grupi i Studentёve qё morёn pjesё nё takim ndjekin vitin e II - dega Planifikim Urban dhe ndёr tё tjera studiojnё edhe teknologji dhe infrastrukturё transporti dhe politika tё menaxhimit tё trafikut. Ekspertët e Fondacionit Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF), kontraktuar nga konsulentët e BERZH-i, kryen prezantimin e tё dhёnave mbi projektin e ri hekurudhor, pёrfitimet qё vijnё prej tij por edhe detyrimet pёr tё respektuar nё mёnyrё rigoroze aspektet e sigurisё.

Ndёrgjegjёsimi pёr pёrdorimin e sigurtё tё transportit hekurudhor pёrfshin si periudhёn gjatё kantierit tё punimeve ashtu edhe nё fazёn e shfrytёzimit tё rrjetit tё ri. Treni si alternativё e udhёtimit mes dy qyteteve kryesore tё Shqipёrisё pritet qё tё sjellё njё pёrfitim tё madh si nё aspektin e shkurtimit tё kohёs sё udhёtimit ashtu edhe nё koston e tij.

Njё element i veçantё i projektit ёshtё lidhja me aeroportin e Rinasit duke i dhёnё njё alternativё mё tё qёndrueshme e tё sigurtё transportit pёrmes pikёs kryesore tё transportit ajror nё vend. Nё pёrfundim tё seancёs informuese/ndёrgjegjёsuese, stafi akademik i Universitetit Polis mori pёrsipёr tё bёjё shpёrndarjen e mёtejshme tek studentёt tё materialeve tё pёrgatitura dhe vendosjen e tyre nё mjediset e brendshme.