Treni Tiranë-Durrës-Rinas, takim informues në Universitetin Bujqësor të Tiranës
Projekti për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor që lidh Tiranën me Durrësin dhe segmenti i ri me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ishin në qendër të diskutimit të zhvilluar ditën e sotme në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ekipi teknik i HBMC, kontraktuar nga BERZH-i, bashkëbisedoi me stafin akademik të këtij institucioni arsimor dhe student të ciklit të doktoraturës. Universiteti Bujqësor i Tiranës është njëkohësisht edhe pjesë e projektit për shkak se gjurma e re e trenit në një segment kalon në një pronë të këtij institucioni.
Ndёrgjegjёsimi pёr pёrdorimin e sigurtё tё transportit hekurudhor pёrfshin si periudhёn gjatё kantierit tё punimeve ashtu edhe nё fazёn e shfrytёzimit tё rrjetit tё ri. Treni si alternativё e udhёtimit mes dy qyteteve kryesore tё Shqipёrisё pritet qё tё sjellё njё pёrfitim tё madh si nё aspektin e shkurtimit tё kohёs sё udhёtimit ashtu edhe nё koston e tij.
Bazuar në nevojën për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës do të ketë 19 kalime rrugore dhe 5 kalime vetëm për këmbësorët. Kalimet në nivel me rrugën do të jenë të pajisura me barriera të automatizuara, semaforë pulsues dhe sinjale zanore paralajmëruese, ndërsa kalimet për këmbësorët do të përmbajnë barriera të plota, sistem paralajmërues me drita dhe sinjal zanor ashtu sikurse pengesa për të parandaluar kalimin e automjeteve rrugore.
Stafi akademik i UBT dhe studentët shfaqen interes për përfitimet e drejtpërdrejta që do mund të kenë për lehtësimin e lëvizjes përmes trenit. Gjithashtu ata morën përsipër që të kryejnë shpërndarjen e materialeve informuese tek studentët dhe vendosjen e tyre në mjediset e hapura të universitetit.
Teksa Hekurudha Shqiptare Sh.a. po avancon përmes kontraktorit me punimet në terren, organizatat e shoqërisë civile si ekipi teknik i HBMC, të kontraktuar BERZH-it po zhvillojnë takimet informuese dhe ndërgjegjësuese.